Australiani, i lindur në Afganistan, u dënua me burgim të përjetshëm për përplasjen e makinës për këmbësorët në Melburn, në dhjetor të vitit 2017. 21 vetë u plagosën në këtë incident.
Dënimi i shqiptuar të enjten nga Gjykata e Lartë e Viktorias thotë se Saeed Noori, 37 vjeç, duhet të shërbejë 30 vjet në burg, përpara se të ketë të drejtë të apelojë për lirim me kusht. /Agjencitë/