close
Top LajmeVendi

ÇADIKOVSKI: LIDHJA MES POLITIKËS, BIZNESIT DHE MEDIAVE, MBIJETON

320DA217-445C-44EC-BF85-3DE289848228

BRENDA MEDIAVE GJITHMONË EKZISTON TENDENCA E AUTOCENZURËS


Kemi numër të madh të mediave në treg të vogël të reklamave, ky fakt nuk ia jep lirinë e duhur në luftën për të vërtetën. Lidhja mes politikës, biznesit dhe mediave, vazhdimisht mbijeton, mediat nuk janë më në nivelin e ulët që kanë qenë në të kaluarën por prapa kornizave gjithmonë ndodhin probleme, thotë kryetari I Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Mlladen Çadikovski, në intervistë për REL.

Kryetari I I Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Mlladen Çadikovsi, thotë se Maqedonia vazhdon të mbetet keq sa I përket lirisë së mediave. Këtë vit, raporti I reporterëve pa kufij shënoi vetëm dy vende më mirë për vendin tonë, por kjo nuk është asnjë ndryshim I theksuar, shton Çadikovski. Ai thotë se kjo ndodh shkaku I moszgjidhjes së dhunës, kërcënimeve dhe privimin nga fjala e lirë ndaj gazetarëve.

MLLADEN ÇADIKOVSKI KRYETAR I SHOQATËS SË GAZETARËVE NË RMV 

“Arsyeja e parë është se aspak nuk zgjidhen sulmet dhe kërcënimet mbi gazetarët, nuk kanë epilog institucional, gjyqësor. Vitin e kaluar nga 16 raste vetëm një u zgjidh, kjo metëvërtetë lejon që dhuna të vazhdojë, më shpesh përmes rrjeteve sociale por ndonjëherë edhe fizikisht ti kërcënojnë ose ti sulmojnë gazetarët. Ne në vazhdimsi kërkojmë të trajtohet dhuna mbi gazetarët, si persona zyrtarë dhe tani, më në fund kemi një version të ligjit I cili duhet të miratohet. Kurse arsye tjetër pse nuk përparojnë mediat është struktura e skenës mediatike në të cilën kemi shumë media në treg të vogël për reklama dhe ky fakt nuk I jep liri të mjaftueshme që të operojnë të pavarur.”

Çadikovski thotë se qeveria nuk bëri mjaftueshëm për lirinë e mediave por që kanë ndryshuar kohërat e vjetra kur niveli ka qenë shumë I ulët. Ai shton se, pas qeverisë Gruevski, mediat kishin nevojë për një reformim edhe pse disa vazhduan në stilin e njëjtë, por sic thotë Çadikovski kryesorja është të dihet dallimi mes mediave të cilat luftojnë për të drejtën dhe mediat e krijuara për qëllime propagandistike.

MLLADEN ÇADIKOVSKI KRYETAR I SHOQATËS SË GAZETARËVE NË RMV 

“Praktikisht, lidhja mes politikës, biznesit dhe medias, vazhdimisht mbijeton, nuk është në nivelin skandaloz e së kaluarës por pas kornizave ndodhin probleme të cilat na mbajnë peng për atë se si do të zhvillohet liria e mediave ..Secila qeveri mund të bëj më shumë për mediat, me atë që do ta lërë gazetarinë të lirë të funksionojë në treg dhe ta luftojë barazinë e kushteve të tregut, të mundësojë betejë për cilësi dhe vërtetsi.”

Çadikovski thotë se ndryshimet thelbësore duhet të fillojnë me funksionimin e plotë të agjencisë për shërbime audiovizuele. Ai shton se ngritja e nivelit dhe standardit të televizionit shtetëror do të ndikonte në sferën mediatike, duke u shndërruar TVM-ja në lider informativ në tregun vendas, këto standarde pastaj do të ndiqeshin nga të gjitha mediat tjera në vend. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia