close

CAF: SALLAH FUTBOLLISTI MË I MIRË AFRIKAN

Ashraf Hakimi ‘Lojtari i Ri më i Mirë’ i vitit


Shoqata Afrikane e Futbollit (CAF) në një ceremoni gala ka zgjedhur futbollistët më të mirët për vitin 2018. Epiteti futbollist më i mirë për vitin 2018 i takoi yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Egjiptiani ka mposhtur konkurrencën e bashkëlojtarit te Liverpooli, Sadio Mane dhe yllit të Arsenalit, Aubameyang. Mohamed Salah shkëlqeu me ekipin e Liverpulit, finalist në Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar dhe me paraqitjen me Kombëtaren egjiptiane në Kupën e Botës në Rusi.

Ashraf Hakimit i takoi epiteti Lojtari i Ri më i Mirë, i cili për momentin i huazuar nga Reali i Madridit, në Gjermani tek Borusia e Dortmundit, dhe ishte pjesë e përfaqësueses së Marokut në Botëror.

Herve Renard u shpall Trajneri më i mirë i Vitit, ndërsa formacioni i vitit ishte i mbushur me yje si Kulibali i Napolit, Keita e Mane nga Liverpuli, Obamejang, Mahrez si dhe më i miri, Salah. /Agjencitë/