close

CANNABIS, NJË BIZNES MILIONA EUROSH PËR SHKUPIN

Dhjetëra licensa për ta kultivuar për qëllime mjekësore


Maqedonia e Veriut eshte nje nder vendet e paketa te Europes qe ka legalizuar prej disa vitesh industrine e kanabisit per qellime mjekesore.

Kjo industri, per vendet qe po e zhvillojne ate, po sjell perfitime marramendese.

Maqedonia e Veriut i beri ndryshimet e duhura ligjore ne vitin 2016, cka u mundesoi dhjetera kompanive private të fitojnë licensa për prodhimin e kanabisit.

Aktualisht, 27 kompani janë licensuar për prodhimin e vajit mjekësor të kanabisit, kurse në pritje të licensave, sic thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut janë 17 kompani. Interesi duket i larte dhe shifrat jozyrtare flasin për 70-80 kompani.

Vetë kultivuesit thone se industria e kultivimit te kanabisit per qellime mjekesore duhet te zgjerohet edhe me shume, pasi i sjell Maqedonisë se Veriut perfitime te medha.

“Është një degë interesante, ku Maqedonia e Veriut mund dhe ka kuadro për këtë biznes dhe për të vazhduar më tej për t’u zhvilluar. Të mos shesim vetëm lulet dhe vajin, por edhe prodhime të gatshme. Statistika jonë tregon se profiti nga eksporti i kanabisit mund të jetë më i madh nga eksporti i mishit të qengjit, verës, pjeshkëve dhe prodhimeve bujqësore në Maqedoni. Ky është një shans i mirë për vendin” –deklaroi Slave Ivanovski, Pronar i Kompanisë “Oaza Alkaloid”.

Kompania “5 Letters” në Krushevë të Maqedonisë prodhon kanabis për qëllime mjekësore dhe gjithnjë e më shumë po futet në tregjet botërore. Për një litër vaji të kanabisit ata përfitojnë thuajse 95 mijë euro. Kjo kompani ka të punësuar njerëz të rinj e të arsimuar dhe u ofron paga dyfishë më të larta se mesatarja në Maqedoni.

Ndërkaq, në barnatoret e vendit shiten dy lloje të vajit të kanabisit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka bërë publike të dhënat për sipërfaqet e mbjellura me kanabis, por jozyrtarisht flitet për një sipërfaqe prej rreth 140 mijë metër katrorë. Ndërkohë, thuajse çdo ditë hapen kompani të kësaj veprimtarie e që përmbajnë fjalën kanabis që do të thotë se interesimi për këtë biznes është tejet i madh.

Kryeministri Zoran Zaev thote se kjo industri ka hapur vende te shumta pune dhe parashikohet te sjelle perfitime deri ne 100 milione euro ne vit ne arken e shtetit.

Veç Maqedonise se Veriut, ne Evrope kjo industri po lulezon edhe ne Greqi dhe Portugali, dy vende ne veshtiresi ekonomike qe e kane perdorur kanabisin per te ulur papunesine dhe per te shtuar te ardhurat e buxhetit. Studimet tregojne se tregu evropian i kanabisit mjekësor mund të arrije 55 miliarde euro perfitime deri në vitin 2028.

Që nga viti 2018, sektori i prodhimit te kanabisit per qellime mjekesore po sheh zhvillime me ritme te shpejta edhe ne Amerikën e Veriut, pasi vleresohet se perfitimet tregtare janë shumë të mëdha për t’u injoruar. /Klan Macedoni/