close
Showbiz

CARDI B FLET PËR TRAJTIMIN E PADREJTË NDAJ FEMRAVE REPERE

cardi

Artistet femra kanë bërë hapa të mëdhenj në botën e hip hopit, por shumë prej tyre vazhdojnë ta kenë të vështirë të jenë pjesë e kësaj industrie që dominohet kryesisht nga meshkujt. Madje edhe një nga reperet më të suksesshme dhe komerciale të fushës, Cardi B, nuk bën përjashtim.

Një postim në Twitter nisi gjithçka. Një përdorues postoi një video të shkurtër të reperes me shkrimin “Padyshim një nga performancat më të mira live që kam parë prej saj”. Një tjetër përdorues u përgjigj në këtë postim duke thënë se femrave repere iu kërkohen standarde më të larta se homologët meshkuj, edhe pse duhet të punojnë shumë më fort për të arritur të njëjtin sukses dhe Cardi B ishte mëse dakord me të.

Femrave repere iu duhet të punojnë shumë fort me performancat e tyre, anën vizuale, orë të tëra me grimin, flokët, presioni nga publiku për t’u dukur e përsosur, të bëjnë muzikë të shëlqyer dhe në fund, nuk marrin të njëjtin respekt. Gjithmonë thonë se nuk janë të mira mjaftueshëm, çfarë ka të re? Është e mërzitshme. Pse ajo, jo unë”, shkroi Cardi.

Kjo nuk është hera e parë që artistja bën deklarata të tilla lidhur me profesionin e saj dhe rolin e femrave në industrinë e muzikës hip hop. Në një intervistë në vitin 2020 me “Billboard”, Cardi foli për presionin për të publikuar projekte të reja muzikore gjatë gjithë kohës, kur në të vërtetë nevojitet kohë për të nxjerrë një hit, ndaj vendosi të priste një vit për këngën “WAP” me Megan Thee Stallion. Reperja ka vendosur të mos publikojë më muzikë vetëm për hir të faktit që duhet të prodhojë, ndërkohë që “shumë artistë meshkuj mund të mos bëjnë muzikë për vite dhe askush nuk thotë asgjë për ta“,është shprehur ajo./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia