close
Sport

CAS KA DËNUAR 12 SPORTISTË RUSË

Sportist të dopinguar

Gjyqi i Arbitrazhit Sportiv (CAS) i ka dënuar 12 sportisë rus, në mesin e të cilëve edhe kampionin olimpik në kërcim së larti nga viti 2012, Ivan Ukhov i cili është dënuar me 4 vjet pezullim për shkak të përdorimit të dopingut. Dënimi për të ka filluar, ndërsa medalja e artë do t’i takojë amerikanit Erik Kynard.

Në mesin e të dënuarve është edhe kërcyesja së larti, Svetana Skolina, fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike “Londra 2102” dhe në Kampionatin Botëror të vitit 2013, e cila po ashtu është dënuar me katër vjet pezullim.

Ndërkohë, me nga 8 vjet janë dënuar Gulfia Agafonova Hanafejeva dhe Tatjana Lisenko Beloborodova, për të cilat ky është rasti i dytë i dopingut në karrierë. /Agjencitë/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia