close

KATAR 2022

Në Katar është vendosur se çfarë do të bëjnë me dhomën ku qëndroi Messi gjatë Botërorit

Dhoma ku Lionel Messi qëndroi në Universitetin e Katarit gjatë Kampionatit Botëror, do të bëhet një muze i vogël, raportojnë mediat e atjeshme.

Në këtë mënyrë do të përjetësohet momenti kur superylli i futbollit u ngjit në fronin botëror për ta fituar trofeun e vetëm që mungonte në sirtarin e tij – Kupën e Botës.

Messi dhe bashkëlojtarët e tij te skuadra e Argjentinës vendosën të mos qëndronin në një hotel luksoz me pesë yje në Katar dhe në vend të kësaj qëndruan në një konvikt studentor.

Vendimi i befasishëm për të qëndruar atje erdhi pasi zyrtarët e futbollit argjentinas vendosën se kampi i gjerë do t’i lejonte ata të organizonin evenimente tradicionale qoftë nga vendi i tyre apo nga vendi nikoqir.

Pjesa e kampit të Universitetit të Katarit ku qëndroi skuadra argjentinase përbëhet nga 90 dhoma, përmban ambiente sportive moderne, një pishinë olimpike dhe stadiumin e vet të futbollit me një kapacitet prej 10.000 ulësesh.

Në fund, vendimi doli të ishte më se i mirë, sepse Argjentina e fitoi titullin e kampionit të botës dhe krijoi një atmosferë të mrekullueshme dhe për nder të kapitenit ikonik, Lionel Messi, dhoma e tij do të kthehet në një muze të vogël./KlanMacedonia

Lexo më tepër

Trofetë përcaktojnë trajnerët më të mirë

Cilët janë 5 teknikët më të suksesshëm të 2022

Ka qenë një vit për t’u mbajtur mend në botën e futbollit. Titujt kombëtarë dhe ndërkombëtarë, Eurokupa e Femrave, Kupa e Botës për femra dhe shumë të tjerë.

Arritjen e skuadrave kanë ardhur falë edhe strategëve në stol: trajnerëve. Ka shumë për t’u vlerësuar por disa prej tyre kanë arritur majat më të larta. Mbi të gjithëve këtë vit qëndron Lionel Scaloni i Argjentinës. Pas disfatës me Arabinë Saudite, trajneri qëndroi i qetë dhe u mbështet tek recetat që e kishin çuar atë të fitonte Kupën e Amerikës në 2021. Zgjodhi Ángel Di María në formacionin fillestar. Një bast që dha rezultat në dy golat e parë. Trofeu i botës është një titull unik për Scaloni që tashmë është një legjendë.

Në vend të dytë, Carlo Ancelotti. Madridi i tij arriti sukses në Spanjë në 2021/22, duke përfunduar 13 pikë përpara Barcelonës. Strategu italian u bë trajneri i parë në histori që fitoi secilën nga pesë ligat më të rëndësishme në Evropë. Në champions emocionuese ishin përmbysjet ndaj PSG, Chelsea dhe Manchester City. Në finale ndaj Liverpool mjaftoi një gol nga Vinícius Júnior. Ancelottin u bë trajneri i parë që ka ngritur katër herë Champions League.

Në vend të tretë vlerësohet Sarina Wiegman e kombëtares së femrave të Anglisë. Me Ëiegman në krye, vajzat angleze përballuan me qetësi presionin duke fituar trofeun e Kampionatit Europian.

Walid Regragui dhe Maroku fituan zemrat e tifozëve me lojën e tyre energjike duke thyer gjigantët europianë. Skuadra e tij u bë e para në historinë e Botërorit që shkon aq larg

E gjithë kjo me një teknik që mori frerët në fund të Gushtit. Pas Kupës së Botës, e ardhmja e tij është në Europë.

Stefano Pioli mban në kraharor kampionatin italian 2021/22 duke u bërë trajneri më i dashur për tifozerinë milaneze. Fitoret e mëdha ndaj Romës, Interit dhe Napolit në fillim të vitit 2022 e mbajtën Milanin në krye, por vetëm në ditën e fundit të sezonit lavdia u vulos në mënyrë spektakolare, me 3- 0 fitore ndaj Sassuolos. Kampionatyi u fitua për herë të parë pas 11 vjetësh.

Tv Klan

Lexo më tepër

Angel di Maria përjetëson fitoren e Kupës së Botës

Bën trofeun tatuash

Në vitin 2021 kishte vizatuar Copa America në kofshën e majtë, tani trofeun më të rëndësishëm: “E kisha lënë vendin bosh për të”.

Një kujtim i pashlyeshëm. Një tjetër. Angel Di Maria, protagonisti i Botërorit të fituar nga Argjentina, ka bërë tatuazhin e Kupës së Botës në gjurin e majtë. Lojtari i Juventusit e postoi menjëherë kryeveprën në Instagram, duke nënvizuar se kishte mbajtur një hapësirë ​​të lirë për këtë rast: “Në lëkurë përjetësisht. E thashë kur fituam Kupën e Amerikës: këmbën tjetër të lë të lirë për një tjetër arritje të madhe. Ishte shkruar”.

Argjentinasi është një adhurues i tatuazheve, ai ka disa në krahë dhe kur triumfoi kundër Brazilit vitin e kaluar duke fituar Kupën e Amerikës, vrapoi për të ngulitur kujtimin në lëkurën e tij përgjithmonë.

Në kofshën e majtë, për të qenë të saktë, dhe me atë rast kishte shfaqur në rrjetet sociale. “Faleminderit shumë mik për këtë tatuazh – i shkroi ai artistit të tij të besuar të tatuazheve -. Erdhi dita kur munda të bëja një nga trofetë që doja më shumë të kisha në lëkurën time. Forca Argjentinë!”.

Tv Klan

Lexo më tepër

Arbitri që ndau drejtësi në finale mes Argjentinës-Francës e pranon gabimin

Arbitri i cili ndajti drejtësi në  ndeshjen finale të Kampionatit Botëror mes Argjentinës dhe Francës, Szymon Marciniak e ka pranuar se ka bërë një gabim gjatë ndarjes së drejtësisë.

Maricinak ishte në qendër të vëmendjes pas përfundimit të finales.  Ai u akuzua jashtëzakonisht shumë nga tabori francez për ndarjen e drejtësisë.

Por, ai tani e ka pranuar një gabim të tijin gjatë finales.

“Sigurisht, ka pasur gabime në këtë finale. Kam ndërprerë kundërsulmin francez pas një ndërhyrjeje të keqe të Marcos Acunas. Kisha frikë se lojtari i faulluar donte të çlirohej dhe e lexova gabim sepse asgjë nuk ndodhi, dhe mund të jepje një avantazh dhe pastaj të kthehesha me karton. Është e vështirë. Në një lojë si kjo, unë e pranoj një gabim të tillë. E rëndësishme është që nuk ka pasur gabime të mëdha”, ka thënë Mariciniak./KlanMacedonia

Lexo më tepër

Doha zbrazet nga turistët

Rrugët e “kryeqendrës” së futbollit kanë shumë pak gjurmë të “Kupës së Botës”

Fundi i Kupës së Botës ka lënë boshllëk në rrugët e Dohas. Kryeqendra e futbollit është boshatisur pas largimit të tifozëve të futbollit dhe turistët që kishin mbërritur në 28 ditët e fundit për shkak të turneut madhor. Ekipet janë larguar të gjithë dhe bashkë me to edhe rrëmuja, madje edhe zbukurimet që kishin lidhje direkt me “Katar 2022” kanë nisur të hiqen.

Varkat e bukura prej druri të rreshtuara kanë ngritur spirancën dhe janë larguar nga zona piktoreske. Këta tifozë të Argjentinës pranuar se pamja e re është një contrast i fortë me atë që ndodhi pak orë më parë gjatë festimeve të titullit Kampion. Shumë pak turistë gjenden edhe në zonën e tregut, por shumë larg turmave që mbushnin rrugët për të festuar fitoren e Kupës së Botës gjatë gjithë turneut.

Klan News

Lexo më tepër

Botërori 2022 | “Pranverë sërish”, si reagoi bota për fitoren e Argjentinës

Lionel Messi ka arritur atë që e kërkonte gjithë jetës. Më në fund fitoi edhe Kupën e Botës. Por si ka reaguar shtypi argjentinas dhe ai botëror pasi “Albiceleste”-t morën në shtëpi trofeun e shumë kërkuar?

Në Argjentinë mediat janë mbushur me proza poetika duke shprehur qartë emocionin që ka pushtuar edhe gazetarët sportivë të cilët pritën 36 vite për të shkuar në majë të botës.

Në gazetën Pagina 12, shkruhej se “Është pranverë edhe njëherë”. Në gazetën Clarin, gazetari Juan Cruz u ka kujtuar tifozëve se “futbolli është një lojë me gjemba dhe trëndafila”. Po ashtu ai ngre pikëpyetje për moshën e Messi-t. Në listën e FIFA-s sulmuesi argjentinas është 35-vjeç, por gazetari e konsideron një vit më të ri.

“Messi, në moshën 34-vjeçare është kampion bote, një trofe i cili ishte destinuar për të përpara se të lindte”, tha Cruz.

Më poshtë mund të shihni titujt kryesorë të lajmeve se si reagoi bota për fitoren e Argjentinës.

Clarin shkruan: Faleminderit Messi

 

Gazeta El Tribuno shkruan: Lumturia e Kupës së Botës

Francë

Le Parisien shkruan: Krenarë për “Les Bleus”
La Voix du Nord: Faleminderit gjithsesi!

Mbretëri e Bashkuar

Daily Telegraph shkruan vetëm 3 fjalë: Mrekulli. Magji. Messi,
The Independent: Lojtari më i mirë. Finalja më e bukur. Trofeu më i madh.
Daily Mail flet për agoninë dhe lumturinë në dy krahët e finales

Spanjë

El Mundo Deportive lavdëron Messi-n si më të mirin në histori
El Pais shkruan: Messi i Argjentinës kurorëzohet pas një finaleje të paharrueshme

Brazil

Extra shkruan: Messi e meriton dhe njerëzit duhet ta pranojnë këtë
O Globo flet për një “Messi të pavdekshëm”

SHBA

Faqja e parë e New York Times flet për një “Messi magjik”
The Wall Street Journal shkruan: Messi ngre Argjentinën në fitoren e Kupës së Botës
Lexo më tepër

Mundo Klan: Gjërat që shënuan botërorin e Katarit

“FAMILJA, IMAZHI I ISLAMIT, MESI MË I MIRI NË HISTORI…”

Familja – Maroku protagonist kryesor, Messi më I miri në histori, organizimi I shkëlqyer I Botërorit , imazhi I Islamit në botë, surprizat e botërorit ishin disa nga gjërat, që sipas të ftuarve në Mundo Klanin e natës finale, shënuan Kampionatin Botëror të Katarit.

Për ish – referin Nexhat Kasa s`ka asnjë dilemë. Organizimi ishte perfekt.

“Organizimi I shkëlqyeshëm dhe cdo urim për Katarin ku nuk është parë ndonjëherë një organizim I këtillë kaq perfekt, që të mos mungojë asgjë” – tha Nexhat Kasa, ish refer.

Trajneri Berat Imeri vlerëson se u mbyll një herë e përgjithmonë dilema se kush është më I miri në histori. Por, përmend edhe mënyrën se si legjendat argjentinase të futbollit kanë kremtuar suksesin e Mesit me shokët.

“Mënyra se si festonin me tifozët legjendat e Argjentinës. Kjo për mua ka qenë shumë e rëndësishme. Batistuta, Aguero, Kambiaso, Zaneti, tash edhe unë kam emocione, në këmbë bëjnë tifozllëk si me qenë tifozë të thjeshtë” – tha Berat Imeri, trajner.

Përtej organizimit perfekt, futbollit të bukur, shënimit të golave dhe spektaklit të dhuruar, sipas zëdhënësit të FFM-së dhe Shkëndijës, Faton Zylbehari, ky botëror promovoi edhe imazhin e islamit.

“U fitua një betejë nga Islami. Ne përmendëm mënyrën si u hap Botërori me ajet kuranor. Për islamin ka pasur skepticizëm dhe u pa se kjo promovon të bukurën. Pastaj Familja. S`ka rëndësi nëse je I fesë myslimanë, katolike, ortodokse apo ateist. Thjesht kjo botë, ne kemi prejardhje nga një nënë dhe nga një babë. Kam raportime nga Katari. A dini sa njerëz janë konvertuar në islam dhe si shpërblim Arabia Saudite u organizon Umre gratis” – tha Faton Zylbehari.

Ndryshe, Kampionati Botëror në Katar u mbajt nga 20 Nëntor deri më 18 Dhjetor ku përfundoi me finalen e madhe Argjentinë – Francë. Gjatë kësaj periudhe në Klan Maqedoni, për cdo natë u transmetua, emisioni I specializuar Mundo Klan. /KlanMacedonia/

Lexo më tepër

29 ditë MundoKlan – Emisioni që grumbulloi miliona klikime në internet

EuroKlani 2021 u shndërrua në MundoKlan 2022 për ta pasqyruar Botërorin e Katarit nga një këndvështrim krejtësisht ndryshe…Gjithcka nisi me mobilizimin e të gjitha resurseve të Klan Maqedoni…

Nga 20 Nëntori e deri më 18 Dhjetor në hapësirat e Klan Maqedoni do të defilojnë 56 mysafirë…

Përmes lidhjeve të drejtpërdrejta edhe 37 të tjerë…

Nuk munguan edhe lajmet nga terreni …

Mundo Klan ishte edhe në festën e “Ballistëve” në Tetovë, por edhe në Prishtinë në festën e “Plisave”… nuk mungoi as edhe në Koncertin e Dua Lipas në Tiranë…

“Ethet” e Botërorit kapluan secilin në Klan M. Dikush mbase me shaka do të kërkonte “pushim”…

Botërori I Katarit ishte jo I zakonshëm, por edhe Mundo Klan doli të jetë ndryshe…Tirana, Prishtina, Ulqini, Berna, Kopenhaga, Arabia Saudite, Katari e të tjerë do të jenë LIVE gjatë emisionit.

27 emisione LIVE, 56 mysafirë në studio, 37 në lidhje të drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, 98 kronika për Botërorin dhe tema nga vendi që lidhen me botërorin me audiencë prej 5.5 milion shikues nëpër rrjetet sociale, Mundo Klan solli Botërorin e Katarit ndryshe nga herët tjera… Mirupafshim në EURO 2024. /KlanMacedonia/

Lexo më tepër

“Corriere dello Sport”: 11 më të mirët e Kupës së Botës “Katar 2022”

“Corriere dello Sport”, prestigjiozja sportive italiane, ka hartuar këtë top-formacion, që e konsideron skuadrën më të mirë në Botërorin e Katarit. Pa pasur “konflikt interesi” fare, ngaqë kombëtarja italiane nuk mori pjesë për herë të dytë radhazi në finalet e Kupës së Botës, kjo e përditshme nag fqinji ynë i përtej Adriatikut, 11-shen e vet e ka rreshtuar sipas modulit 4-3-1-2.

1.LIVAKOVIÇ (Kroaci) Një “qime floku” përpara Bounou, portierit maroken. Avantazhi minimal i kroatit lidhet me ndeshjen e fundit, finalen e vendit të tretë, të fituar nga ballkanasit. Livakovic pati një Botëror të mahnitshëm, duke lartësuar aftësitë e tij në pritjen e penalltive. Falë pritjeve të tij, Kroacia mundi Japoninë në 1/8 dhe Brazilin në çerekfinale nga penalltitë, pas kohës shtesë. Një vlerësim të madh meriton edhe argjentinasi Martinez; ishte finalja e tij.

2.HAKIMI (Maroku) Treni i krahut të djathtë të kombëtares së Afrikës së Veriut ishte një nga lojtarët më interesant dhe spektakolar të këtij Botërori. Hakimi, duke nisur nga pas, Zyech në pritje të shkëmbimit dhe Ounahi duke pasuruar trekëndëshin me teknikën e tij. Në këtë rol, ish-lojtari i Interit ishte sigurisht më i miri i turneut.

3.ROMERO (Argjentina)

Në gjykimin e ish-lojtarit të Atalantës, finalja ndaj Francës ka peshë të konsiderueshme. Garat e mëparshme ai luajti në nivele të mira, në aktin e fundit bëri paraqitje monstruoze.

4.GVARDIOL (Kroacia)

Duartrokitje për një djalë që debutonte në Botëror, i lindur më 2002, një nga qendërmbrojtësit më të fortë në Evropë. Ai pati vetëm një ditë të keqe në “Katar 2022”. Ajo ditë përkoi me një duel të pamundur për gjithkënd tjetër, duelin me Messin. Gjithçka tjetër e tij ishte prej lojtari të madh.

5.THEO HERNANDEZ (Francë)

Ai e solli Francën në finale me golin e tij ndaj Marokut, zëvendësoi vëllain e tij Lucas pas dëmtimit dhe, nëse përjashtojmë 120 minutat me Argjentinën, dominoi në krahun e majtë.

6.DE PAUL (Argjentinë)

Teknikë dhe muskuj, ja mesfushori më i kompletuar në Botërorin e Katarit. Pak poshtë ish-lojtarit të Udinese vendoset Griezmann, i cili fjalë për fjalë u zhduk nga finalja me Argjentinën.

7. ENZO FERNANDEZ (Argjentinë)

Në zemër të lojës dhe më pas, për të përfunduar dhe përmbyllur aksionet. Ai me të vërtetë bëri një Botëror të mrekullueshëm.

8.AMRABAT (Maroku)

Një rritje e pabesueshme, nga ndeshja e parë deri në gjysmëfinale. Ai po luante mirë edhe te Fiorentina, por thellësia e Botërorit të tij ishte e çmendur. Ambrabat ndjeu përgjegjësinë e një ekipi të tërë dhe i dha Marokut forcë e krenari. Në votat e “Corriere dello Sport” e nisi nga 6.5 në ndeshjen e parë kundër Kroacisë dhe arriti në 7.5 në ndeshjet me eliminim direkt kundër Spanjës dhe Portugalisë. Ai e përfundoi Kupën e Botës duke luajtur si qendërmbrojtës në minutat e fundit të finales për vendin e 3-të.

9. MODRIÇ (Kroaci)

Në Botërorin e tij të fundit la në kujtesë lojtarin e madh, numrin e madh 10. Ai luajti disa ndeshje fantastike, me atë goditje nga jashtë që vetëm ai mund ta bëjë në atë mënyrë. Ata që e duan këtë lojë shpresojnë ta shohin përsëri të paktën në Kampionatin Evropian, edhe nëse mosha rritet.

10.MESSI (Argjentinë)

Ai ishte “mbreti” i Katarit, sunduesi absolut i një turneu që e kurorëzoi si lojtarin më të mirë. Në një vit e gjysmë të kaluar te PSG, argjentinasi nuk e kishte arritur kurrë këtë nivel loje, as nuk i ishte afruar. Ai priste Kupën e Botës për të vërtetuar se kush ishte në të vërtetë. Krahasimi i përjetshëm me Maradonën më në fund është zgjidhur: ai është në të njëjtin hap. Çfarë fati, Argjentina, dy lojtarët më të mirë në botë nga viti 1980 e deri më sot kanë veshur fanellën e Albiceleste.

11.MBAPPÉ (Francë)

Një ‘hat-trick’ në finale dhe mosfitimi i Kupës së Botës. Do të jetë keqardhja e gjithë karrierës së tij dhe sigurisht që vendi i parë mes golashënuesve nuk do të mjaftojë për ta ngushëlluar. Ka një Francë me Mbappe dhe Francë pa të. Pa Mbappe, kombëtarja transalpine është thjesht një ekip i mirë, asgjë më shumë.

TRAJNERI REGRAGUI (Maroku)

Trajneri i Marokut e meriton këtë vend për mënyrën se si kombëtarja e tij ka tërhequr vëmendjen e botës. Sigurisht që Scaloni e fitoi Botërorin, por tashmë ka ndodhur me dy trajnerë të tjerë argjentinas. Kush e di se kur do të arrijë një trajner tjetër i Marokut të shkojë deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Lexo më tepër

“Katar 2022”: Federata Argjentinase e Futbollit arkëtoi nga FIFA një shumë prej 43.5 milionë dollarësh

Botërori Katar 2022 ka qenë mjaft i mbarë për kombëtaret pjesëmarrëse, që kanë mbushur mirë xhepat e Federatave përkatëse. Natyrisht që katër ekipet që shkuan deri në finale janë ato që kanë marrë edhe premio më të madh.

Kështu, Federata Argjentinase e Futbollit, kampione e botës, arkëtoi nga FIFA një shumë prej 43.5 milionë dollarësh shpërblim, si ekipi që në fund ngriti lart trofeun. Ndërsa Franca nënkampione mori 31.5 milionë dollarë.

Nuk dolën keq edhe skuadrat që dueluan për vendet 3-4, pasi Kroacia mori 28.5 milionë dollarë premio. Ndërsa Maroku, që shkroi historinë duke qenë ekipi i parë afrikan që shkon në gjysmëfinale, mori 26.5 milionë dollarë.

Lexo më tepër

Mesazhi i Peles për Messin

Lionel Messi është shpallur kampion i botës me Argjentinën e tij pas triumfit në finalen spektakolare kundër Francës të dielën.

Ky ishte trofeu i vetëm që po i mungonte yllit të PSG-së dhe arritja e këtij suksesi ka gëzuar tej mase miliona njerëz nëpër botë.

Në mesin e tyre është edhe legjenda e Brazilit, Pele, i cili edhe pse nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, e ka uruar argjentinasin përmes një shkrimit në Twitter.

“Sot, futbolli vazhdon të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë magjepsëse. Leo Messi fitoi Botërorin e tij të parë, ashtu siç e meritonte për karrierën e tij. Miku im i dashur Mbappé shënoi katër gola në një finale. Sa dhuratë ishte të shikoje këtë shfaqje, të ardhmen e sportit tonë. Dhe nuk mund të mos përgëzoja Marokun për fushatën e jashtëzakonshme. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën të shkëlqejë. Urime Argjentinë! Sigurisht që Diego Maradona po buzëqesh tani”, thuhet në letrën e Peles.

Lexo më tepër

Zylbehari: Kroacia e meritoi vendin e tretë, ata quhen kombëtare dhe jo Franca që luan me 80% lojtarë të huaj

Në emisionin Mundo Klan, gazetari sportit Faton Zylbehari tha se me shumë meritë Kroacia arriti vendin e tretë, duke luajtur super ndeshje dhe duke bërë krenar gjithë Ballkanin.

”Kroacia është një shtet prej 3.5 milionë njerëz dhe kanë fituar gjithë këto trofe me atë siguri dhe patriotizëm duke luajtur për kombëtaren e tyre me gjithë zemër, pëer një pjesë të shkurtë fitoi dy medalje bronza dhe një të argjendit, pra Kroatët janë gjithë me origjinë kroate ndërsa francezët 80 % gati nuk janë francez por luajnë për Francën ajo nuk quhet kombëtare këtu është dallimi” – tha Faton Zylbehari. /KlanMacedonia/

Lexo më tepër