close
Top LajmeVendi

ÇAVKOVI NË PARABURGIM: KA TENTUAR TË ARRATISET?

cavkov-696×399

Ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, ka përfunduar në burgun e Shutkës. Gjykata i caktoi masën e paraburgimit Çavkovit për arsye se deri tek Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion kanë arritur të dhëna operative nga policia se Çavkov ka tentuar të arratiset nga vendi.

Shefja e Prokurorisë për ndjekje të Krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska thotë se kanë kërkuar paraburgim për Mitko Çavkovin në bazë të njohurive operative të marra nga MPB-ja dhe se nuk ka arsye për dyshime në informatat e policisë se ekziston rreziku për arratisjen e Çavkovit.

Ish-Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, dje përfundoi në burgun hetues në Shutkë. Gjykatësi atij i caktoi paraburgim prej 30 ditëve. Vendimi për caktimin e paraburgimit bazohet në një deklaratë zyrtare të një miku të tij, i cili ka lajmëruar se Çavkovi posedon vilë në Halkidiki të Greqisë ku ka planifikuar të arratiset, para se t’i shqiptohet dënimi për rastin e 27 Prillit.

Vajza e Mitko Çavkovit, Zorica Çavkova, ka theksuar se arrestimi i babait të saj është rast i montuar përmes një shënimi zyrtar i cili nuk është i vërtetë.  “Do të përgjigjet ai që ka shpikur vilën në Halkidiki. Nuk di nëse ata që i kanë dhënë detyrë që të shpik një shënim të tillë zyrtarë i kanë sqaruar edhe për pasojat ndaj tij. Bëhet fjalë për montim klasik dhe këtë do ta dëshmojmë”,ka shkruar vajza e ish-shefit të BSP-së.

Mitko Çavkov është i akuzuar për cënim terrorist të rendit kushtetues, si bartës i komnadës së artë në shtabin opertaiv për incidentet e 27 Prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Avokati i tij në një prononcim për mediat ka theksuar se paraburgimi, dy ditë para shqiptimit të dënimit do të thotë se aktvendimi tashmë është marrë dhe se dënimi është drakonik, respektivisht 14 vite burg. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia