close
Top LajmeVendi

ÇAVUSHOGLU: MAQEDONIA NË NATO SI ALEATI YNË I 30-të

Screenshot_3

Ministri i Punëve të Jashtme në Turqi, Mevlut Çavushoglu ka realizur një takim me homologun e tij të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, i cili gjendet për një vizitë pune në Ankara. Çavushoglu pas takimit ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Turqia e mirëpret Maqedoninë si anëtare e 30-të e NATO-s.

“Diskutuam marrëdhëniet Turqi-Maqedoni dhe çështjet rajonale me ministrin Nikolla Dimitrov. Ne i dëshirojmë mirëseardhje Maqedoninë në NATO si aleati ynë i 30-të, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Çavushoglu në Facebook. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia