Grupi ekstremist Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për një sulm në rajonin rus të Çeçenisë, në të cilin u vra një zyrtar i policisë. Të hënën, një person i panjohur hodhi një granatë në stacionin e policisë në qarkun Açkoi Martan, ndërsa theri një polic për vdekje.
Sulmuesi u vra më pas nga policia. Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin, njoftoi grupi i inteligjencës SITE, i cili gjurmon aktivitetin online të organizatave xhihadiste. Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, e dënoi sulmin dhe u zotua se do të rrisë përpjekjet kundër terrorizmit. /Agjencitë/