close

CEREMONIA E VARRIMIT TË VIKTIMAVE NË ZELANDËN E RE

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26 prej 50 viktimave të një sulmi në një xhami të premten e kaluar, ndër ta një fëmijë 3 vjeç.

Më herët në një veprimtari në hapësirat përreth xhamisë ku ka ndodhur sulmi fatal në Christchurch, imami Gamil Fouda iu drejtua turmës prej mijëra njerëzve që ishin mbledhur aty duke u thënë se “jemi zemërthyer, por nuk jemi të mposhtur”. /Agjencitë/