close
Vendi

CERTIFIKATAT E VAKSINIMIT MUND TË MERREN TEK MJEKU AMË

01433D67-2371-47B5-8007-65F9DC7C36CC

Certifikatat se jeni vaksinuar kundër COVID-19 mund të merren tek mjeku amë. Por, a duhet që të paguhet apo janë pa pagesë?

Qytetarë, nëpër rrjetet sociale, kanë reaguar se mjekët u kanë kërkuar pacientëve nga 250 denarë që t`u japin certifikatat për vaskinimin. Por, përse duhet të paguajnë, nëse vaksinat janë falas?

MSH-ja ka theksuar se certifikatat janë pa pagesë për të gjithë qytetarët.

Nëse përballen me këtë problem, në mënyrë të detyrueshme rastin duhet ta paraqesin në Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor” – kanë thënë nga MSH-ja.

MSH-ja thotë se certifikatat mundtë merren nga mjeku amë dhe në punktin e vaksinimit.

“MSH-ja do të jep vërtetime me kodin QR, në maqedonisht dhe anglisht. Certifikatë do të marrin të gjithë qytetarët që janë vaksinuar dhe rivaksinuar dhe kanë nevojë për të. Përpunimi I certifikatës është bërë sipas Rrjetit evropian për shëndet (Europe Health Netëork) ku kanë paraparë data-set me të dhëna që I përmban kodi respektivisht certifikata – emri dhe mbiemri, data e vaksinimit dhe rivaksinimit, lloji I vaksinë dhe në certifikatë është vula digjitale nga MSH-ja. Certifikata mund të merret edhe në formë elektronike, me kërkesë të qytetarëve. Certifikata adaptohet sipas rekomandimeve të BE-së për udhëtime pa pengesë të qytetarëve”

Ndryshe, në atë certifikatë duhet të ketë të dhëna për vaksinimin dhe rivaksinimin dhe një kod që con drejt linkut të internetit në bazën e ta vaksinuarve në RMV.

Në vendin tonë imunizimi kundër COVID-19 bëhet me vaksinat “Pfizer”, “AstraZeneca”, “Sinofarm” dhe me “Sputnik V”

edhe pse BE-ja së shpejti duhet të vendos për rekomandimet që hyrja në vendet e BE-së të lejohet vetëm me katër vaksinat e regjistruar nga Agjencia Evropiane për ilaçe – EMA (Pfizer, AstraZeneca, Moderna dhe Xhonson/Xhonson) për momenti Greqia dhe Austria kanë paralajmëruar se nuk do të ketë kufizime për hyrje me llojet e vaksinave. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia