close
2-19

Minov: Niveli i integrimit të vllehve lë për të dëshiruar


A ka strategji dhe interesim të mjaftueshëm te shkencëtarët për çështjen vllehe në Maqedoni?!Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në veçanti tek bashkësitë e margjinalizuara dhe më të vogla është nxitje për një numër të madh shkencëtarësh evropianë, por edhe botërorë. Vllehët veçanërisht janë në fokusin e historianit polak Jedrzhej Paskijeviç edhe të profesorit të fakultetit Filozofik Nikola Minov.

Integrimi i vllehve në Ballkan, por edhe në Evropë, po bëhet gjithnjë e më aktual gjatë disa viteve të fundit. Bashkimi Evropian përmes programeve dhe strategjive të ndryshme nxit interesimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe për integrimin e bashkësive më të vogla etnike.  Profesorit Nikolla Minov pjesëmarrja në një numër të madh konferencavsh shkencore ndërkombëtare, por edhe përvojave me antropolog, etnolog dhe historianë të universiteteve prestigjioze botërore, i jep shpresë se edhe tek ne do të aktualizohet kjo çështje sepse, siç thotë ai, niveli i integrimit të vllehve në Maqedoni lë për të dëshiruar.

“Atë që ma kanë thënë të gjithë papërjashtim është se te ata ekziston kërshëria shkencore, por thonë se ju jeni popull që po e humb gjuhën e vet, popull që po zhduket dhe ne si historianë perëndimorë evropianë duam që të lëmë gjurmë nëse ju vetë nuk e bëni këtë… madje këtu kemi edhe plane vjetore evropiane të Bashkimit Evropian, për shembull tani ajo që është në fokus të interesimit sivjet dhe vitin e ardhshëm, është trashëgimia kulturore për çka evropianët nuk do të kursejnë para.” – shprehet Profesori Nikolla Minov.

Gjatë javës kushtuar sfidave të shkencës që e organizoi Fakulteti Filozofik në Shkup ku ishin të pranishëm profesorë nga Polonia, Serbia, Franca, Lituania, Bullgaria…biseduam me profesorin Jedrzhej Paskijeviç të Institutit të shkencave historike, i cili thkesoi se në Poloni nuk ka vllehë, por ne kemi një varg projektesh që kanë të bëjnë me integrimin e vllehve si në Ballkan ashtu edhe në tërë Evropën, me theks të veçantë në Maqedoni.

“…Ka të bëjë me të tanishmen, të shkuarën, por edhe me integrimin e vllehve në shtete të ndryshme të Evropës. Maqedonia për ne ka rëndësi të veçant dhe është lëndë e interesimit tonë, sepse lidhshmëria e vllehve me Maqedoninë edhe sot edhe në të shkuarën është shumë e madhe… poashtu edhe vllehet që jetojnë në Greqi, Serbi, Bosnjë Hercegovinë.” –deklaroi Jedrzhej Paskijeviç i Institutit të Shkencave Historike.

Sipas profesor Minovit problem më i madh është mostrashëgimia e kulturës, traditës dhe gjuhës tek gjeneratat e reja. Ka martesa të përziera, ku gjeneratat e reja e humbin interesimin për të mësuar gjuhen vllehe. Përndryshe vllehet në Maqedoni me kushtetutë janë pranuar si bashkësi pakicë, ndërsa sipas të dhënave të fundit rreth 9.700 ose 0,5 për qind vllehë jetojnë në Maqedoni dhe më shumë janë të vendosur në Krushevë, Shtip, Manastir dhe Shkup. /Verica Dimitrievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia