Zaimi: Presidencialet përcaktuese për Parlamentaret
Kreu i VMRO-DPMBE-së, Hristijan Mickoski, dhe kryeministri Zoran Zaev, takohen sonte për të biseduar për aktualitetin politik dhe sfidat me të cilat po përmballet vendi në rrugën e integrimit euro-atlantik. Takimi që mbeti me kërkesën e shefit të opozitës maqedonase pritet të përqëndrohet edhe në problemet që kanë të bëjnë me reformat, zgjedhjet presidenciale, por edhe me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Bardhyl Zaimi nga Istituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal thotë se për këtë çështjen e fundit do të mund të flitet vetëm pas zgjedhjeve të 21 prillit.
Paketa e ligjeve që kanë të bëjnë me reformat sistemore, e ardhmja e Prokurorisë Speciale, Presidencialet dhe zgjedhjet e parakohshme, pritet të jenë në qendër të takimit të sotëm, të caktuar për në orën 20:00, mes kryetarit të LSDM-së dhe kryeministrit, Zoran Zaev, dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Analisti Bardhyl Zaimi thotë se në agjendën e këtij takimi janë një seri ligjesh refermuese që duhet të miratohen nga parlamenti i RM së Veriut me shumicë votash dhe shumë çështje tjera me rëndësi për vendin.
Në takim pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për këtë çështje Zaimi thotë se ato do të varen nga epilogu i zgjedhjeve presidenciale.
Mungesa e partive politike shqiptare në këtë takim të dy liderve për Analistin Bardhyl Zaimi ka të bëj me atë se partitë e bllokut shqiptar për temat të cilët do të dikutohen pikërisht për agjendën euro-atlantike të vendit kanë miritaimit e partive shqiptare. Ai shtoi se për këto çështje antagonizmat vërehen në mes të partive të bllokut maqedon. /Seladin Xhezairi/