Finalja e Madridit: Tottenham – Liverpool 0-2
Liverpooli rikthehet në majën e futbollit europian, pasi mposht në finalen emocionuese të Ligës së Kampionëve rivalët anglezë të Tottenhamit.
Në një atmosfer spektakolare në stadiumin “Wanda Metropolitana” të Madridit, ku u zhvillua finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, Liverpooli për të gjashtën herë fitoi titullin Kampion i Europës për klube. Në finalen e Madridit para 68 mijë tifozëve Liverooli mundi Tottenhemin 2-0 dhe kështu pas plotë 14 viteve përsëri fitoi trofeun më të vlefshëm në futbollin europian.
Pas një ceremonie spektakolare, që zgjati rreth 15 minuta, por edhe pas një minutë heshtje në nder të futbollistit spanjoll Jose Antonio Reyes, i cili në aksident trafiku humbi jetën, ndeshja finale filloi menjëherë vrullshëm. Autor të golave për Liverpool ishin Mohamed Sallah nga penaltia dhe Origi, ndërsa Bordi teknik i UEFA-s për lojtar më të mirë në finale ka zgjedhur qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijkun.
Deri tek titulli kampion Liverpool që drejtohet nga Jurgen Klopp i ka harxhuar plot 638 milionë euro.
Dy gjigantët anglez, Liverpool dhe Chelsea do të vihen përballë në ndeshjen për Superkupën e Evropës. Fituesit e Ligës së Kampionëve, Liverpool, dhe ata të Ligës së Evropës, duhet të ndajnë Superkupën e Evropës, në një ndeshje që do të luhet më 14 gusht të këtij viti. Liverpool deri më tani 3 herë e ka fituar këtrë trofe, ndërsa Chelsea vetëm njëherë. /Agjencitë/