close

CHAMPIONS: PËRFUNDOJNË NDESHJET E PLAY OFF-IT

NYON, SWITZERLAND - July 22: A general view of the trophy ahead of the UEFA Champions League 2019/20 Third Qualifying Round draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on July 22, 2019 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

Pas tri ndeshjeve të fundit të play off-it që u zhvilluan mbrëmë përfundimisht u mësuan edhe emrat e ekipeve që do të garojnë në grupe të Ligës së Kampionëve. Pra Ajaksi, Club Brugge dhe Slavia e Pragës vazhdojnë garat në grupet e Championsit, ndërsa APOELI, CFR Kluzh dhe LASK Linz vazhdojnë garat në grupet e Ligës Europa.

Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë kundër Apoelit në Qipro, në ndeshjen kthyese që u zhvillua mbrëmë Ajaksi shënoi fitore të sigurt 2-0 dhe që ishte e mjaftueshme për kualifikim në grupe. Autor të golave ishin Alvarez dhe Tadiq. Slavia Prague ashtu si në ndeshjen e parë që fitoi në transferë edhe në atë kthyese në cilësin e vendasit mundi rumunët e CFR Kluzh me rezultatin identik 1-0 me një gol të vetëm të Boril-it.

Ekipi që vuajti më shumë për kualifikimin ishte Club Brugge ndaj LASK Linz. Pas fitores 1-0 në Austri, belgët rrezikuan në fund të takimit pas një penalltie të shkaktuar. Megjithatë, goli i Dennis në fund ka rikthyer avantazhin teksa ndeshja ka përfunduar 2-1. /Agjencitë/