Cher flet për lidhjen me të dashurin 36-vjeçar: Puthemi si adoleshentë

Cher është e ngazëllyer për lidhjen e saj të re me të dashurin Alexander “AE” Edwards! Nëse e keni humbur , 76-vjeçarja së fundmi konfirmoi spekulimet që ajo dhe 36-vjeçari po takoheshin. Ata ishin parë më herët të kapur përdore teksa po darkonin së bashku.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Të mërkurën, Cher publikoi në Twitter një foto të A.E, ku ai ishte pa bluzë dhe veshur mbante vetëm një palë të brendshme Calvin Klein. Gjithashtu, këngëtarja shpërndau disa detaje të tjera rreth lidhjes së tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një ndjekës komentoi tek fotoja, duke e pyetur Cher për një këshillë sesi ta bëjë për vete një mashkull më të ri.

“Ai është 36 dhe në fund të fundit ai me erdhi nga pas, deri sa filluam të njiheshim. Ai është i qëndrueshëm ndërsa unë jam e kundërta. Ne e duam njëri-tjetrin…”, shkruajti Cher.

Kur u pyet se cilat cilësi i vlerësonte më shumë te A.E, Cher u përgjigj: “Ai është  i sjellshëm, i zgjuar, i mrekullueshëm… & ne puthemi si adoleshentë.

A.E ka qenë i lidhur në të shkuarën me Amber Rose. Ata kanë edhe një djalë 3 vjeç./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share