close

CIKLONI “IDAI”: RRITET BILANCI I VIKTIMAVE

Në Afrikën jugore vijon të rëndohet bilanci i viktimave të ciklonit “IDAI”. Sipas të dhënave të fundit numri i të vdekurve ka arritur mbi 760, por do të duhet të pritet qetësimi i situatës për një bilanc më të saktë. Ndërkohë, rreth 1.7 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Sipas autoriteteve, shifra ka gjasa të rritet më tej, por OKB do të mund të dalë me një kuotë përfundimtare vetëm pasi ujërat të jenë tërhequr. Zyra e OKB për çështjet humanitare bëri me dije se lumenjtë Buzi dhe Zambezi rrezikojnë të dalin sërish nga shtrati dhe të shkaktojnë përmbytje masive. /Agjencitë/