close
cipras-zaev-750×430

Siç njoftohet nga Athina, Kabineti i kryetarit të Qeverisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, punojnë në planifikimin e vizitës së kryeministrit grek në Shkup, që sipas një pjese të portaleve informative greke, do të jetë në fillim të muajit të ardhshëm.

Mediat greke, duke u thirrur në burime qeveritare, konfirmojnë se në fillim të Prillit, Kryeministri grek Aleksis Cipras do ta vizitojë Shkupin. Cipras me vete do të marrë një delegacion të madh të biznesit ku pritet të diskutohen një sërë temash – nga këmbimi tregtar, turizmi dhe hotelieria, deri në ndërtimtarinë dhe energjetikën, si dhe bahkëpunimin ushtarak e policor. Vizitën në Shkup Kryeministri grek e paralajmëroi javën e kaluar në Forumin ekonomik në Delfi, kur Marrëveshjen e Prespës e vlerësoi si kryevepër diplomatike.

Shumë shpejt pas vizitës së Ciprasit në Shkup, pritet vizita kthyese e Kryeministrit Zoran Zaev në Athinë, ku siç paralajmëroi, do të udhëtojë me aeroplanin e parë qeveritar me mbishkrimin Maqedonia e Veriut. Dy vizitave do t`u paraprijë një ngjarje simbolike në Bruksel, i titulluar si Mëngjesi për miqtë e Maqedonisë së Veriut, në organizim të Ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Rumanisë ku do të ftohen të gjithë shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE-së. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia