Çka dihet deri më tani për sulmin me thikë në Francë?

Disa persona duke përfshirë  fëmijë që thuhet se janë rreth tre vjeç, janë plagosur pas një sulmi masiv me thikë në Annecy, një qytet alpin në Francën juglindore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:45 me orën lokale, në një park.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tre prej fëmijëve raportohet se janë në gjendje të rëndë për jetën, transmeton Klankosova.tv

Media të ndryshme franceze po raportojnë se i dyshuari, një burrë, është identifikuar në polici si azilkërkues sirian.

Ai tashmë është arrestuar dhe ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin lavdëroi policinë për një “ndërhyrje të shpejtë”.

Kryeministrja Élisabeth Borne është gjithashtu rrugës për në Annecy.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share