close
Ekonomi

ÇMIME TË REJA TË NAFTËS NË MAQEDONI

benzina

Shtrenjtohen benzina dhe dizeli


Prej sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten me çmime të reja. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina do të shtrenjtohet për dy denarë për litër, ndërsa dizeli për 1 denarë për litër.

Me çmimet e reja Eurosuper BS-95 do të kushtojë 64.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 66.50 denarë për litër, ndërsa Eurodisel do të shitet për 61 denarë për litër. Sipas çmimeve të reja vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 49.50 denarë për litër, ndërsa mazuti 32.847 denarë për kilogram. Këto çmime do të vlejnë për dy javët e ardhshme. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia