“Coach Reputation Ranking” e ka publikuar listën me top dhjetë trajnerët më të mirë në botë për sezonin 2018/19. Trajneri i Mançester Cityt, Pep Guardiola kryeson listën e 10 trajnerëve më të mirë të futbollit. Ai ka grumbulluar 82.8 pikë nga gjithsej 100. Pas tij radhitet trajneri i Liverpullit, Jurgen Kloppi me 80 pikë.
Zidane i Real Madridit radhitet i treti në, ndërsa Massimiliano Allegri trajneri i Juventusit, dhe Mauricio Pochettino i Tottenhamit finalisti i Ligës së Kampionëve e kompletojnë top pesëshen. Në top dhjetëshe hyjnë edhe Diego Simeone, Ernesto Valverde, Unai Emery, Carlo Ancelotti dhe Maurizio Sarri.
“Përkundër zhgënjimit të eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe rritjes së vazhdueshme të konkurrencës në futbollin anglez, Guardiola ka arritur ta mbajë vendin e tij në top pesëshe”, ka thënë Mario Gurrionero, i cili ishte i përfshirë në grumbullimin e të dhënave për këtë studim. /Agjencitë/