Kombëtarja e Brazilit ka kaluar në gjysmëfinale të Copa Americas pasi ka mposhtur me penallti 4-3 Paraguajin, pasi loja e rregullt përfundoi me rezultat 0-0. Selecao e ka bërë një hap tutje në garën për trofeun e Copa Americas pas fitores së vështirë ndaj Paraguajit.
Pas përfundimit të ndeshjes me rezultat ta barabartë 0-0, fituesi u desh të caktohej me anë të penalltive, ku Brazili ishte më i mirë me portierin Alisson Becker që priti një penallti dhe në fund fituan me rezultat 4-3. Tashmë Brazili shikon nga gjysmëfinalet dhe pret i qetë emrin e kundërshtarit të ardhshëm që do të jetë një mes Venezuelës dhe Argjentinës. Sonte në program është ndeshja mes Venezuelës dhe Argjentinës. /Agjencitë/