close

COPA AMERIKA: ARGJENTINA ZHGËNJIM I RADHËS

Në Mineirao të Belo Horizontes, vihet në skenë psikodrama e radhës argjentinase. Ashtu si edhe në aktivitetet e tjera, lideri i skuadrës, Leo Messi, nuk arrin ta motivojë dhe udhëheqë Argjentinën. Skuadra e Messit tashmë po përballet me mundësinë e eliminimit që në fazën e grupeve, pas barazimit 1-1- ndaj Paraguajit. Për Argjentinën edhe një fitore ndaj Katarit nuk mund të jetë e mjaftueshme, por Messi tha se ka mjaft besim në ekipin e tij.

”Do të ishte e çmendur nëse nuk mund të kualifikohemi nga faza e grupit, kur në thelb tre [skuadra] kalojnë nga secili grup. Nuk kam asnjë dyshim se do ta bëjmë”, ka thënë Messi.

Ndeshja tjetër e këtij grupi ajo midis Kolumbisë dhe Katarit është mbyllur 1-0 në favor të kafeteros. Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Zapata me kokë shënon. Pas kësaj fitoreje, Kolumbia matematikisht me 6 pikë ka siguruar çerekfinalen. Sonte në program është ndeshja e Grupit C, Uruguaji – Japonia. /Agjencitë/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!