close

COPA AMERIKA: BRAZILI DHE VENEZUELA NË ÇEREFINALE

Në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve përfaqësuesja e Brazilit me fitoren e thellë kundër Perus 5:0 mbetet e para në Grupin A, me çka siguron kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Amerikës në futboll. Autor të golave për Brazilin ishin Casemiro, Roberto Firmino, Everton Soares, Dani Alves dhe Willian.

Rezultati në këtë ndeshje mund të kishte qenë edhe më i thellë, mirëpo Gabriel Jesus e humbi penalltinë e akorduar në minutat e fundit të ndeshjes të ciliën e mbrojti portieri Pedro Gallese.

Kualifikim në çerekfinale ka siguruar edhe Venezuela pas fitores kundër Bolivisë me rezultatin 3:1. Sonte në program janë dy ndeshjet e Grupit B, takohen: Katari – Argjentina dhe Kolumbia- Paraguaji. /Agjencitë/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!