close

COPA AMERIKA: KATARI BARAZON ME PARAGUAIN

Kampioni Azisë, kombëtarja e Katarit e cila merr pjesë si e ftuar për herë të parë në Copa America, arriti t’i rrëmbente një barazim të artë, Paraguait në stadiumin “Markana” në Rio de Zhanejro. Përfaqësuesja e Katarit që drejtohet nga trajneri spanjoll Sanchez Bas arritën të rikuperonin dy gola disavantazh për vetëm 9 minuta duke barazuar me Paraguain 2-2. Autor të golave për Paraguain ishin Oscar Cardozo dhe të Derlis Gonzales, ndërsa për Katarin i shënuan Ali Almoez dhe Khoukhi.

Skuadrat e Uruguajit që drejtohet nga Oscar Tabarez triumfoi bindshëm kundër Ekuadorit 4-0 në ndeshjen e grupit C, që u zhvillua në Belo Horizonte. Autor të golave për Uruguajin ishin Quinteros, Edinson Cavani, Luis Suarez dhe Mina Meza. Sonte në “Estádio do Morumbi” në Sao Paolo zhvillohet ndeshje e dytë e grupit C, mes Japonisë dhe Kilit. /Agj

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!