close

COPA AMERIKA: KILI SHKATËRRON JAPONIN 4:0

Në ndeshjen e grupit C, përfasqësuesja e Kilit ka triumfua kundër Japonisë me rezultatin bindës 4-0. Goleada u hap vetëm pak para fundit të pjesës së parë, kur Eric Pulgar, realizoi për epërsinë minimale, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Edu Vargas 2 gola dhe Alexis Sanchez.

Pas ndeshjeve të raundit tabelën e kryesojnë Kili dhe Uruguaji, ndërsa Japonia dhe Ekuadori kanë 0 pikë. Ndeshjet e raundit të dytë në Grupin C, luhen më 20 dhe 21 qershor ku takohen Uruguaji-Japonia dhe Ekuadori – Kili.

Sonte në program janë dy ndeshjet e Grupit  A, Bolivia – Peru dhe Brazili – Venezuela. /Agjencitë/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!