close

COPA AMERIKA: KOLUMBIA DHE ARGJENTINA NË ÇEREKFINALE

Mbrëmë u zhvilluan dy ndeshjet e raundit të tretë në Grupin B të Kupës së Amerikës. Argjentina mundi Katarin 2-0, ndërsa Kolumbia mundi Paraguajin 1-0. Në çerekfinale janë kualifikuar Kolumbia e cila ka 9 pikë maksimale para Argjentinës me 4.

Pas ndeshjes gjeniu i Barcelonës foli për faqen zyrtare të federatës argjentinase dhe e pranoi se hoqi një barrë të madhe nga vetja: “Na duhej një ndeshje e tillë, për të rifituar besim dhe për të qenë pak të qetë. Skuadra duhet të rritet nga ndeshja në ndeshje dhe fitorja e sotme vlen shumë në këtë drejtim. “Tani nis një tjetër Copa America. Tani është ‘gjithçka ose asgjë’, nuk ka kohë për të parë pas, as për të gabuar”.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, përfaqësuesja e Kolumbisë shënoi fitoren e tretë radhazi, ku mundi Paraguajin me rezultatin minimal 1-0 duke e mbylli grupin në vend të parë me 9 pikë maksimale. Sonte në program janë dy ndeshjet e Grupit C, Kili – Uruguaji dhe Ekuadori – Japonia. /Agjencitë/

 

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!