Me dy ndeshjet e grupi C, që u zhvilluan mbrëmë janë mësuar të gjitha ekipet e kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Amerikës e cila edhe në këtë edicion do të diskutohet mes kombëtareve nga Amerika e Jugut pasi dy skuadrat aziatike që ishin të ftuara, Katari dhe Japonia u eliminuan.
Nga grupi A u kualifikua direkt Brazili dhe Venezuela, edhe Peruja kaloi si vendi i tretë më i mirë.
Në grupin B, Kolumbia u kualifikua si e para e grupit, e ndjekur nga Argjentina dhe Paraguai si vendi i tretë më i mirë.
Në grupin C, Uruguai dhe Kili siguruan një biletë për më tej, ndërsa Japonia që u rendit e treta nuk u kualifikua sepse ishte ekipi më i dobët ndër vendet e treta.
Në çerekfinale të Kupës së Amerikës Brasil-Paraguai, më 27 qershor, Kolumbia-Kili dhe Venezuela-Argentina më 28 qershor, ndërsa Uruguai-Perú luhet më 29 qershor.
Dy përfaqësueset favorite në këtë kampionat amerikan Brazili dhe Argjentina nëse dalin fituese në çerekfinale do të përballen mes veti në gjysëmfinale. /Agjencitë/