close

COPA AMERIKA: TROFEU I 9-TË PËR BRAZILIN

Me ndeshjen finale mes Brazilit dhe Peru që u zhvillua në “Marakana” të Rio de Zhanejros edhe zyrtarisht përfundoi Kupa e Amerikës 2019, në të cilën Brazili u shpall kampion i Amerikës Jugore. Skuadra nikoqire e Kupës së Amerikës në finale mundi Perunë me rezultatin 3-1.

Autorë të golave për “kariokët” ishin Everton, Gabriel Jesus dhe Riçarlson i cili shënoi nga penaltia në minutën e fundit të takimit, ndërsa golin e vetëm për Perunë, po nga penaltia e realizoi Paolo Guereoro. Në ndeshjen finale me kartonë të kuq u ndëshkua autori i golit të dytë për brazilianët Gabriel Jesus pas kartonit të dytë të verdhë duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Dani Alves është shpallur lojtari më i mirë i turneut të Kupës së Amerikës 2019, pasi i ndihmoi Brazilit ta fitojë atë për herë të parë që prej vitit 2007. Portieri më i mirë u shpallë Alison Beker, ndërsa gola shënuesi më i mirë Everton. Të gjithë nga ekipi kampion.

Kjo është hera e nëntë që Brazili fiton Kupën e Amerikës dhe është suksesi i tyre i parë që prej kur fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio më 2016. Edicioni i radhës Copa Amerika do të organizohet në Argjentinë dhe Kolumbi. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!