close
Sport

COPA DEL REY: REALI ME EPËRSI NË NDESHJEN E PARË

Sergio Ramos

Sergio Ramos shënoi golin e 100 në karrierë


Klubi mbretëror Real Madridi, pa probleme ka fituar në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Copa del Rey, duke e mposhtur ekipin e Leganes me rezultatin 3-0. Golin e parë për Realin e shënoi Sergio Ramos i 100 në karrierën e tij dhe i 80-ti për Los Blancos.

Është një shifër shumë domethënëse për këtë futbollist i cili luan rolin e qendërmbrojtësit dhe me të drejtë konsiderohet njëri nga më të mirët në botë. Autor të dy golave tjerë ishin Vinicius dhe Lucas. Duhet theksuar se në fund të ndeshjes në lojë u inkuadrua edhe blerja e re Brahim Diaz duke debutuar me Los Blancos. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia