close
Vendi

COVID-19: DY PACIENTË TË HOSPITALIZUAR NË TETOVË

C8F6AC83-3C2F-436F-A600-68D9C5F297D3

21 MIJË TË VAKSINUAR EDHE ME DOZËN E DYTË


Në Komunën e Tetovës dhe komunat përreth është zvogëluar numri I rasteve pozitive me covid-19, aktualisht evidentohen vetëm dy të hospitalizuar, ndërkaq numri I vizitave në ambulantë është zvogëluar në njëshifor. Ndërkaq sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit publik ka rreth 20 raste aktive, ndërkaq 6.869 të shëruar që nga fillimi I pandemisë.

GZIM NUREDINI- KOORDINATOR I QENDRËS COVID, TETOVË

“Në covid – qendrën në Tetovë ka dy pacientë  të hospitalizuar. Ata janë në gjendje relativisht të mirë. Është zvogëluar edhe numri I kontrolleve ambulantore. Në bazë ditore ka vetëm gjashtë kontrolle”

 Ndërkaq në qendrën për vaksinim në Tetovë vazhdon imunizimi masiv I popullatës gjegjësisht vazhdon procesi I marrjes së dozës së dytë te vaksinës.
Sipas autoriteteve të këtij punkti nuk ka pasur termine të reja për shkak edhe të mungesës së vaksinave , ndërkaq paralajmërojnë që nga java e ardhshme për termine të reja dhe furnizim me vaksina. Deri më tani në Punktin për vaksinim në Tetovë janë vaksinuar 21 000 qytetarë me dozë të dytë ndërkaq në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë në kuadër të procesit të rivaksinimit nga 1.200 vaksina vetëm 600 kanë pranuar dozën e dytë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia