close
Bota

COVID-19: REKORD INFEKTIMESH NË INDI

4D7814A5-35A7-4B17-97E9-B13F9A45AFC5

MBI 314 MIJË RASTE BRENDA NJË DITE  


India në 24 orët e fundit ka njoftuar për 314.835 raste të reja me COVID-19, shifër kjo më e lartë brenda një dite që shënohet në ndonjë vend – kanë njoftuar autoritetet e shëndetësisë.  Paraprakisht rekordin e kishte pasur SHBA-ja në Janar të këtij viti me 297.430 raste.

Për të shtatën ditë me radhë, India tejkalon kufirin prej 200.000 infektimeve të reja dhe situata po bëhet gjithnjë e më dramatike. Spitalet në Indinë veriore dhe perëndimore, duke llogaritur edhe kryqendrën Nju Delhi, kanë dhënë paralajmërime se kanë vetëm disa orë rezerva të oksigjenit mjekësor që shfrytëzohet për mjekimin e pacientëve të prekur nga COVID-19. Sipas bazës online të Qeverisë në Nju Delhi, në më shumë se 2/3 e spitaleve nuk ka shtretër të lirë. Mjketë u kanë rekoamnduar pacientëve që të qëndrojnë nëpër shtëpi.

Deri tani në Indi, vendin me mbi 1.3 miliradë banorë, janë regjistruar 15.9 milionë raste të infektimeve, derisa në 24 orët e fundit jetën e kanë humbur 2.104 persona, kurse nga fillimi I pandemisë shënohen 184.657 viktima.

India ka filluar procesin e vaksinimit, por deri tani janë injektuar vetëm 130 milionë njerëz apo 10% e popullsisë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia