close
Vendi

COVID-QENDRAT: MJEKOHEN 1.068 PACIENTË, 745 SHTRETËR TË LIRË

D87C2DCF-9E04-4C05-847D-853CAB101484

MSH-ja ka njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është 1.068, kurse ka rreth 745 shtretër të lirë.

Gjatë 24 orëve të fundit, sic transmeton KlanM, në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 24 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Janë gjithsejt 446 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, një numër I madh I tyre janë me oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në covid-qendrat e Spitaleve tjera të vendit mjekohen 622 pacientë. Në Manastir – 79, Shtip – 62, Tetovë – 25, Veles – 73, Kumanovë – 77, Ohër – 70, Prilep – 51, Gostivar – 17, Strugë – 18, Strumicë – 63, Koçanë – 27, Kërçovë – 21, Kavadar – 32, Gjevgjeli – 7 pacientë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia