close
Top LajmeVendi

COVID-QENDRAT: MJEKOHEN 1.581 PACIENTË, 440 SHTRETËR TË LIRË

444694E8-F83F-472C-AD5E-A6AFD6E3596C

MSH-ja ka njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është 1.581, kurse ka rreth 440 shtretër të lirë.

Gjatë 24 orëve të fundit, sic transmeton KlanM, në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 52 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Janë gjithsejt 639 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, një numër I madh I tyre janë me oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në covid-qendrat e Spitaleve tjera të vendit mjekohen 999 pacientë. Në Manastir – 131, Shtip – 87, Tetovë – 40, Veles – 98, Kumanovë – 97, Ohër – 90, Prilep – 91, Gostivar – 31, Strugë – 25, Strumicë – 116, Koçanë – 30, Kërçovë – 32, Kavadar – 54, Gjevgjeli – 20 pacientë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia