close
Vendi

COVID-QENDRAT: MJEKOHEN 883 PACIENTË, 847 SHTRETËR TË LIRË

9C6BB861-597A-4248-94F3-4531FF8C2C42

MSH-ja ka njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është 883, kurse ka rreth 847 shtretër të lirë.

Gjatë 24 orëve të fundit, sic transmeton KlanM, në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 34 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Janë gjithsejt 384 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, një numër I madh I tyre janë me oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në covid-qendrat e Spitaleve tjera të vendit mjekohen 499 pacientë. Në Manastir – 57, Shtip – 49, Tetovë – 20, Veles – 58, Kumanovë – 63, Ohër – 60, Prilep – 45, Gostivar – 14, Strugë – 14, Strumicë – 53, Koçanë – 20, Kërçovë – 21, Kavadar – 24, Gjevgjeli – 6 pacientë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia