close
Sport

DAKAR 2019: QUINTANILLA FITON ETAPËN E 6-të

Dakar 2019

Etapën e kaloi për 3 orë 50 minuta dhe 47 sekonda


Piloti kilean Pablo Quintanilla ka fituar etapën e 6-të, Dakar 2019 në kategorinë e Motorave dhe ka marrë kryesimin e renditjes së përgjithshme. E zhvilluar në itinerarin Arekipa-San Juan de Marcona në Peru. Quintanilla, ka fituar me kohën 3 orë 50 minuta dhe 47 sekonda, duke ruajtur diferencën prej një minutë dhe 52 sekonda me argjentinasin Kevin Benavides me Honda.

Francezi Adrien van Beveren me Yamaha përfundoi i nënti me 16 minuta e 44 sekonda, pas fituesit, por ai duhet të provojë të rikuperojë edhe dhjetë minutat që ndaloi kur ndihmoi spanjollin Lorenzo, viktimë e një rënie të mprehtë në kilometrin e 33. Quintanilla kryeson renditjen e përgjithshme, i dyti Ricky Brabec me Honda, me plus 4 minuta 38 sekonda dhe i treti australiani Toby me KTM, me plus 5 minuta e 17 sekonda. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia