Danimarka do të kthehet në vendin e tretë nordik, që do të formojë qeveri të majtë këtë vit, pasi liderja e social-demokratëve, Mette Frederiksen, është pajtuar për të formuar qeverinë në orët e vona të së mërkurës.
Ndonëse qeveria e re nuk pritet të bëjë ndryshime rrënjësore sa u përket politikave ekonomike, Frederiksen, 41-vjeçare, njëherësh kryeministrja më e re e këtij shteti, ka premtuar se do të rrisë shpenzimet për mirëqenie. /Agjencitë/