close
Bota

DANIMARKË: VIKTIMA GJATË PËRPLASJES SË TRENAVE

dani-640×426

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë hekurudhor në Danimarkë. Një tren mallrash dhe një pasagjerësh u përplasën me njëri-tjetrin mbi një urë që lidh dy brigje, bëjnë të ditur burime policore.

Po nga të dhënat e para, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një mbulesë e trenit të mallrave që ka goditur trenin tjetër teksa lëvizte në drejtimin e kundërt, duke detyruar një frenim të fortë e të papritur. Nuk është e qartë nëse edhe treni i pasagjerëve ka dalë nga shinat. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia