close
Screenshot_2

Lufta kundër ekonomisë gri vazhdon, vetëm, brenda dy vitesh mbi një miliard denar janë stornuar nga qarkullimi. Drejtoresha e drejtorisë për të hyrat publike në konferencën e sotme paralajmëroi ndryshime dhe plotësime – llogari të stornuar vetëm në pesëmbëdhjetë minutat e parë në verpimtari të caktuar.

Mosdhënia e llogarisë fiskale, shfrytëzimi i markerëve si zëvedësim i llogarive fiskale, mospasja e një sistemi fiskal rezerve, si dhe të dhëna të pakompletuara në librat e kontabilitetit, mospajtueshmëri midis qarkullimit me para të gatshme dhe të evidentuara, janë vetëm një pjesë e parregullsive dhe i mosrespektimit të akteve nënligjore në pjesën e parkimit me para në dorë, gjë që imponoi nevojat për ndryshime edhe në llogaritë e stornuara. Drejtoresha e drejtorisë për të ardhura publike Sanja Llukarevska theksoi se analizat e bëra në terren dëshmuan se mbi një miliard denar të llogarive të stornuara vetëm brenda dy vitesh gjë që na detyron të bëjmë ndryshime të reja që kanë të bëjnë me dhënien e obligueshme të llogarisë fiskale gjatë stornimit si dhe një kohë të kufizuar prej vetëm 15 minutash te pjesa më e madhe e veprimtarive.

“Parashihet përkufizim kohor vetëm prej 15 minutash për stornimin e llogarive për pije dhe ushqim në restorane, kafeteri, diskoteka, por edhe përcaktohet përkufizimi kohor prej vetëm 15 minutash për stornimin e llogarive edhe në bastore si dhe bashkëngjitja e llogarisë fiskale me llogarine e cila stornohet.” –tha Sanja Llukarevska.

Me llogaritë e stornuara nuk kanë mbetur imun edhe personat juridik të cilët sigurojnë shërbime mortore si edhe vendlarjet e automjeteve, sallonet e bukurisë, sallonet e ondulimit, luleshitësit. Restorantet, hotelet dhe veprimtari të tjera, ku gjithsej në 42 hotele janë bërë kontrollime më të hollësishme.

“Në përgjithësi konstatohet se te të gjitha tatimet janë vërejtur parregullsi nga tatimpaguesit, pikërisht 42 prej tyre, ku pati kontrollime të zgjeruara dhe kjo kap shumën prej 61 milionë e 807 mijë e 797 denarë.” –deklaroi Sanja Llukarevska.

Llukarevska theksoi se për një pjesë të tatimpaguesve janë hapur urdhëresa, te një pjesë kontrollet janë në vazhdim e sipër. Sipas të dhënave të drejtorisë të të ardhurave publike gjatë dy muajve të parë të vitit 2018 dhe të vitit 2019 po shënohet një progres, në janar dhe shkurt të 2018 numri i kontrolleve ka qenë 1639, ndërsa në parregullsi 174.

Ndërkaq në janar dhe shkurt të 2019 janë kryer 268 kontrolle, 215 ne parregullsi, nëse merret parasysh numri i përgjithshëm i kontrolleve në 2019 suksesi i arritur në pjesën e përcaktimit të parregullsive arrinë në 80 për qind. Llukarevska poashtu theksoi se mosrepsektimi i këtyre ndryshimeve do të jetë me saksione, por edhe me mbylljne e objekteve për një kohë të caktuar. /Verica Dimijtrievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia