close

DAP: VAZHDON AFATI PËR REGJISTRIM

Qytetarët do të mund të paraqiten edhe në ditët në vijim


Qytetarët të cilët deri më 31 dhjetor nuk u regjistruan në sistemin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike për tatim personal, gejgjësisht e-tatim, këtë do të mund ta bëjnë edhe nesër dhe ditëve në vijim. Administratorët e DAP-it do të përpiqen të kontaktojnë edhe me personat që nuk kanë treguar interes në paraqitje. Në sistemin elektronik duhet të regjistrohen rreth 920.000 qytetarë. Nga ky detyrim janë liruar vetëm pensionistët që marrin vetëm pension.

Ndryshe rregullat e reja të DAP-it parashohin që të gjithë personat fizikë që kanë fituar të ardhura gjatë vitit, duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike në DAP, në sistemin e ri, E-tatimi personal. Të gjithë do të duhet të kenë adresa elektronike te të cilat, pasi të regjistrohen, do të marrin një kërkesë që duhet ta dorëzojnë në zyrat e DAP-it, i cili pastaj do t’i konfirmojë të dhënat. /Klan Maqedoni/