Projekte afatgjate për zhvillimin e skijimit
Në kampionatin Botëror të skijimit alpik që u mbajtë në Qendrën e njohur dimërore ‘Are’ të Suedisë, përfaqësueja e Maqedonisë së Veriut në kampionat u prezantua me katër skiatorë Daradn Dehari, Antonio Ritevski, Luka Bozhinovski dhe Viktor Petrov në disiplinat sllallom dhe sllalom i madh. Duke pasur parasysh se viteve të fundit shumë pak i jeptet rëndësi këltij sporti, rezultatet deri diku ishin të kënaqshme. Dardan Dehari, e përfaqësoi reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut, në disiplinën e sllallomit u radhit i 43-ti, ndërsa në sllallom i madh i 66-ti.
“Pritshmërit nuk ishin edhe aq të mëdha, mirëpo duke u bazuar në atë se ka katër vite që nuk bëjë gara aktive, rezultate ishin të kënaqshme dhe mendoj se edhe personale, edhe rezultatet e reprezentacionit të Maqedonisë relativisht dolën mirë.” tha Dardan Dehari – Skiator
Viteve të fundit skijimi në Maqedoni është në rënie e sipër përkundër fatktit se vendi ynë posedon disa qendra të njohura ku mund të zhvillohen sportet dimërore më konkretisht skijimi. Por sipas Dardan Deharit po bëhen projekte afatgjate për ngritjen e cilësisë në këtë sport.
“Mendojmë se do të realizojmë disa plane më afatgjate, duke filluar nga grup-moshat e reja e deri në pjesëmarrje europiane me kategorit të ndryshme deri te seniorët e kështu me radhë. Mendojmë se kemi hartuar një plan afatgjatë dhe dal nga dal nga kjo verë mendojmë se do t’i nisim realizimet duke mbajtur seminare të ndryshme me klubet e reja në Maqedoni e kështu me radhë që ta zhvillojmë sportin e skijimit se realisht është në rënie e sipër.” deklaroi Dardan Dehari – Skiator.
Mbeten shpresat që ky sport edhe në vendin tonë të ketë vendin që e meriton, pasi posedon resurse të bollshme sportive të skijimit si: Kodra e Dielli, Mavrova, Pelisteri dhe qendrat tjera. /Shaban Sinani/