“Darko” e “Borçe” në librat e nxënësve shqiptarë – Reagon Lëvizja Besa

Në kohën kur për herë të parë ministri dhe zv.ministri i Arsimit janë shqiptar, nxënësit shqiptar mësojnë vetëm për Borçen dhe Darkon – reagojnë nga Lëvizja Besa.

Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga institucionet, ndërsa shtojnë se gabime të tilla mund të ndikojnë negativisht në shoqëri dhe të nxisin tensione ndëretnike, përcjell Klan Macedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ofendimet në tekstet shkollore tash më janë bërë traditë në Maqedoninë e Veriut. Pasi që ministri i arsimit dhe shkencës muaj më parë lejoj që tekstet shkollore të mësohet për BDI-në, tani në librat e nxënësve për klasat e treta në “Shkencat Natyrore”, ministria e Arsimit dhe Shkencës po ua mundëson nxënësve shqiptar të mësojnë vetëm për “arsimtarin Borçe” dhe të gjithë shembujt tjerë në libër janë vetëm në emra apo mbiemra maqedonas”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share