close
Top LajmeVendi

DASH: SHBA-të MBËSHTESIN NEGOCIATAT ME RMV-në DHE SHQIPËRINË

93FF0632-76E6-40D3-AB71-0E1A0EDA61AB

MACRON: FRANCA NË MËNYRË AKTIVE MBËSHTET ÇELJEN  E NEGOCIATAVE


Ndërkombëtarët dërgojnë porosi për mbështetje të hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Gjatë ditës së sotme një porosi e tillë ka arritur nga Departamenti Amerikan I Shtetit, gjegjësisht zëdhënësi Ned Prajs, I cili në tuiter mes tjerash ka shkruar se SHBA angazhohet në nivelet më të larta të qeverisë që ta demonstrojnë përkushtimin ndaj rrugës evropiane të vendeve aspirante.

NED PRICE, ZËDHËNËSI I DASH-it

“E mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pa prolongim, Angazhohemi në nivelet më të larta në qeveri, që ta demonstrojmë përkushtimin tonë drejt rrugës evropiane të vendeve aspirante.”

Se Maqedonia e Veriut, meriton hapje të negociatave pa prolongim, ka deklaruar edhe presidenti francez, Emanuel Makron. Ai në Paris, pati një darkë pune me Kryeministrin Zoran Zaev.

EMANUEL MAKRON, PRESIDENT I FRANCËS

“BE solli vendim që në muajin mars të vitit të kaluar që t’i hap negociatat e vendit tuaj, dhe tani është koha që ai vendim të konkretizohet dhe Franca në mënyrë aktive, e mbështet këtë. Maqedonia e Veriut meriton t’i fillojë bisedimet pa prolongim. Unë jam personalisht i kyçurn ë gjetjen e zgjidhjes me Bullgarisë.”

Kryeministri Zaev theksoi se është shumë e rëndësishme mbështetja e Francës për vendin, ai shprehet optimist se samiti I qershorit do të jetë një mundësi e mirë për zgjidhje që do ta largonte bllokimin e rrugës evropiane.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I RMV-së

“Për ne është shumë e rëndësishme që Franca e mbështet procesin e integrimit të RMV-së në BE, me standarde të qarta dhe pa humbur kohë. Para nesh është Samiti i KE-së në qershor, që është mundësi e vërtetë për hapa përpara dhe zgjidhje që do ta largonte bllokimin e rrugës tonë evrpiane.”

Mediat rajonale duke u thirrur në burime diplomatike, informuan dje se Ballkani Perëndimorë do të jetë një prej temave në takimin e presidentit amerikan Xhozef Bajden me liderët e BE-së, javën e ardhshme në Bruksel.  Kujtojmë se presidenti amerikan ditë më parë  lëshoi një urdhër të ri ekzekutiv për konfiskimin e pasurisë dhe ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara për personat që kërcënojnë sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Me këtë vendim të fundit të Bajdenit, zgjerohet përfshirja e sanksioneve edhe ndaj atyre personave ose etnive që I rrezikojnë marrëveshjen e Prespës dhe atë të Ohrit.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia