close

DASH: TË PLOTËSOHEN STANDARDET KUNDËR TRAFIKIMIT ME NJERËZ

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka rritur përpjekjet, por nuk ka plotësuar standardet minimale në luftën kundër trafikimit me njerëz – thuhet në raportin më të ri të Departamentit amerikan të Shtetit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i ka plotësuar në tërësi standardet minimale për eliminimin e trafikimit me qenie njerëzore, por është duke përë përpjekje të dukshme në këtë drejtim – thuhet në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Këto përpjekje kanë të bëjnë me hetime, akuza dhe aktvendime për shumë trafikanët me njerëz dhe identifikimin e viktimave potenciale. Qeveria ka rritur resurset për mbrojtje të viktimave.”- shkruhet në raportin e DASH-it.

Megjithatë, siç thuhet në raport, Qeveria nuk ka plotësuar standardet e nevojshme në disa fusha kyçe.

“Gjykatësit vazhdojnë të marrin aktgjykime të lehta që janë nën dënimet minamale të vërtetuar për trafikim me njerëz. Viteve të kaluara nuk ka asnjë person zyrtar qeveritar që është thirrur për përgjegjësi për bashkëpunim me aktivitete të këtilla. Qeveria tashmë katër vite nuk ka ndarë grante për OJQ-të që luftojnë kundër trafikimit me njerëz, krahas asaj që në masë të madhe varen nga ata.”- theksohet në raportin e DASH-it.

Në raport thuhet se gjatë pesë viteve të kaluara, trafikantë me njerës kanë eksploatuar viktima nga Maqedonia e Veriut për vende të huaja, derisa “grad he vajza kanë qenë viktima të trafikimit seksual dhe punë të detyrueshme nëpër restorane, bare dhe klube të natës”. Viktimat e huaja të trafikimit seksual në Maqedoninë e Veriut kanë prejardhjen nga Evropa Lindore dhe Ballkani duke llogaritur Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Rumaninë, Serbinë dhe Ukrainën.

“Fëmijtë, më së shpeshti romë, janë viktima seksuale përmes artesave të detyrueshme. Migrantë dhe refugjatë, veçanërisht gra dhe fëmijë të pashoqëruar, që kalojnë përmes Maqedonisë së Veriut, gjithashtu, janë viktima të trafikimit me njerëz.” -shprehen në raportin e DASH-it.

Trafikantët me qenie njerëzor, siç thuhet, shpeshherë i korruptojnë policinë dhe inspektorët, kurse policia ka qenë e hetuar dhe e akuzuar për bashkëpjesëmarrje në vepra të këtilla penale.  Në raport potencohet se nevojiten më shumë hetime, akuza dhe aktgjykime për trafikantët me njerëz duke llogaritur edhe bashkëpunimin me personat zyrtar. /Klan Maqedonia/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!