close

DASH URON PENDAROVSKIN – EPILOGU VULLNET I POPULLIT

SHBA-ja është një partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë për bashkëpunim me Stevo Pendarovskin dhe me të gjitha partitë politike, në rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s, ka uruar Departamenti Amerikan i Shtetit fitoren e Stevo Pendarovskit për President.

Shtetet e Bashkuara kanë uruan Stevo Pendarovskin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

“SHBA-ja është një partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë për bashkëpunim me Stevo Pendarovskin dhe me të gjitha partitë politike, në rrugën e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Nga ana tjetër edhe zyrtari i lartë për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit, Methju Palmer ka theksuar se zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses e dërgojnë shtetin në drejtim të duhur dhe i lehtësojnë angazhimet për marrje të datës për bisedime me Bashkimin Evropian. Këto komente Palmer i bëri në takimin me kryeministrin Zoran Zaev të mbajtur në vigjilje të hapjes së Asamblesë së përgjithshme të BERZH-it në Sarajevë. /Klan Maqedoni/