Dasmë për bamirësi në Shkodër

Një event shprese nga Shkodra. Disa të rinj shkodranë kanë shndërruar dasmën shkodrane në event bamirësie në Shkodër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“E bajmë dasmën” risolli në oborrin karakteristik shkodran të muzeut “Oso Kuka” ahengun dhe jaret shkodrane ndërsa publiku ka tejmbushur ambientet duke shijuar muzikën dhe interpretimet e këngëtareve te rinj dhe muzikanteve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjaneto Harusha organizator i këtij eventi tha se në Shkodër nuk mungojnë aktivitetet kulturore, por kësaj here ishte një kauze e veçante të cilës iu bashkuan qytetarë dhe vullnetar te panumërt

Drejtuesi artistik Lorenc Radovani u ndal tek vlera e ahengut shkodran dhe autenticiteti I tij

Të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave do të shkojnë për një kauzë të mirë.

Përmes bashkëpunimit të World Vision Albania me Holism.al, 10 fëmijë me çrregullime të spektrit autik në zona të ndryshme të bashkisë Shkodër do të mbështeten me seanca terapie. Fëmijët do mbështeten gjithashtu edhe me mjetë ndihmëse dhe teknologjike, në varësi të nevojave që ata kanë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share