Dje, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian demaskoi gënjeshtrat njëvjeçare të pushtetit SDSM-BDI duke refuzuar për të dytën herë me radhë nën qeverisjen Zaev që të vendos pro hapjes së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE –thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
“Ky zhvillim ka qënë i pritur dhe i paralajmëruar vazhdimisht nga Aleanca për Shqiptarët që nga fillimi i fushatës propaganduese të pushtetit SDSM-BDI në qershorin e vitit të kaluar se vendi e ka fituar datë për hapje të negociatave. Më shumë se kurrë, zgjedhjet janë zgjidhja. Vetëm zgjedhjet e reja mund të sjellin një qeveri vërtet reformiste dhe të çliruar nga hipotekat e regjimit VMRO-BDI e cila do të fitojë hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit në BE.” -theksojnë nga ASH-ja.
Nga ana tjetër Lëvizja BESA apelon që brenda kësaj periudhe, Qeveria dhe gjitha institucionet e tjera të angazhohen maksimalisht që deri në pritjen e lajmit të rradhës, të punojnë në reformat e shumë pritura, e sidomos në pjesën e vërejtjeve nga raporti i Komisionit Evropian. Sic thonë nga Lëvizja Besa, Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut është jofunksional, skajshmërisht i partizuar dhe gjeneralisht i politizuar. /Klan Maqedoni/