close
Screenshot_2

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut organizon sesionin e parë të programit ”Forume rajonale në komunitet në Kodrën e Diellit”. Siç u tha në këtë organizim, nëpërmjet forumeve në komunitet banorët e rajonit të Pollogut vendosin për prioritetet e rajonit dhe cilat aktivitete mund të implementohen, ndërsa janë të rëndësisë dhe karakterit rajonal.

Zhvillimi rajonal duhet të jetë imperativë i gjithë politikës zhvillimore, e shtetërore, ky projekt, siç tha ministri i vetqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, ka për qëllim zhvillimin e barabart rajonal. Qendrat për zhvillim të barabatë rajonal disa herë kanë kërkuar që të rritet përqindja e financimit të komunave, por një gjë e ktillë akoma nuk është realizuar. I pyetur rreth kësaj çështje, ministri Fazliu tha se këto qendra kanë më shumë nevojë për rritjen e mjeteve të cilat dedikohen për zhvillim të barabart rajonal, që në 2019 ka një rritje prej 100 për qind.

4.1 për qind nuk është e mjaftueshme për të krijuar një mundësi për decentralizim më të avancuar, 6% është vlerësuar se është një hap drej rritjes së mëtutjeshme, ka vlerësuar Kryetarja e Komunës së Tetovë, Teuta Arifi, duke shtuar se duhet gjithashtu të hyjë në fuqi ligjit për zhvillim të barabart rajonal, ku 1% e BPV-së t’ju kthehet qendrave të rajonit planor dhe komunave.

I të njëjtit mendim është edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, se kjo përqindje duhet të rritet dhe një pjesë e parave t’ju kthehet komunave për investimet kapitale.

Këto komente u bënë para Forumit rajonal që impelementohet nga Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në kuadër të projektit: “Zhvillim i qëndrueshëm dhe inkluziv i barabartë rajonal”, financiarisht i përkrahur nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencisë Zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim. Në sesionin e parë të këtj forum, ministri Fazliu tha se nga Ministria e Vetëqeverisjes lokale do të financohet projekt me vlerë prej 111 mijë franga zvicrane, si dhe projektet në të gjithë 8 qendrat planore në vlerë prej 1 milion franga zvicrane. /Lulzime Ameti/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia