close

DEBAT RRETH AGJENCISË PËR SIGURI KOMBËTARE

Në Kuvendin e Maqedonisë sot debatohet rreth pakos së ligjeve për reforma në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit. Opozita ka ngritur këtë cështje rreth kualifikimit dhe mënyrës së selektimit të të punësuarve dhe udhëheqësisë, por Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ka theksuar se tani në MPB, ekzistojnë njerëz për të cilët është e turpshme të jenë në oborrin e kësaj ministrie.

Duke arsyetuar detaje nga propozimligji për Agjencinë e re për Siguri Kombëtare si trup i pavarur, dhe zëvendësim për policinë e deritashmme secrete, nën ombrellën e MPB-së, Ministri Spasovski kërkoi përkrahje edhe nga opozita për shkak se, siç tha, keqpërdorimet e së kaluarës janë mësim për të gjithë.

Për opozitën është e arsyeshme nevoja nga mbrojtja e keqpërdorimeve të shërbimeve të intelegjencës, sikurse në të kaluarën, por dyshime, sipas Zoran Ilioskit lënë rregulloret për zgjedhje dhe kualifikime të personave udhëheqës dhe kuadri tjetër i agjencisë së re. Si të çkyçet subjektivizmi gjatë evaluimit- ishte pyetja që shtroi deputeti Ilioski.

Ministri Spasovski shprehu gatishmëri për zgjidhje kompromisi gjatë debatit publik, por për kualitetin e disa të punësuarve në MPB, vlerësimet dhe shkarkimet e mundshme, dha këtë përgjigje.

Agjencia e re për Siguri Kombëtare është përpiluar sipas rekomandimeve të ekipit të ekspertëve evropian në krye me Rajnhard Pribenë, i cili menjëherë pas aferës së madhe të vitit 2015 me përgjimet e jashtëligjshme, rekomandoi reforma thelbësore në sektorin e sigurisë dhe kundërzbulimit, sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së. Sipas paralajmërimeve pritet që Agjencia të fillojë me punë më 1 Qershor, kurse të punësuarit të mos jenë bartës të autorizimeve policore. /Biljana Georgievska/